Showbiz

Capital T zbulon përse është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale

Reperi i famshëm dhe shumë i dashur i publikut Capital T ka pak ditë që nuk është aktiv në rrjetet sociale dhe kjo i ka rënë menjëherë në sy fansave të tij.

Me anë të një postimi në Insta Story, Kapo tregoi se mungesa e tij në platformat sociale ka ndodhur për një arsye të fortë.

Këngëtari është duke xhiruar klipin e projektit më të ri muzikor të tij në Gjermani, që pritet me padurim nga fansat.