Reperja e famshme Cardi B ditën e djeshme ka zbuluar dhuratën e shtrenjtë që i ka blerë vajzës së saj 20 muajshe, Kulture.
Me anë të një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja shfaqi byzylykun me vlerë 80 mijë dollarë duke theksuar se kështu preferon ta llastojë vajzën e saj.
Cardi B ka marrë shumë kritika për këtë postim teksa fansat i kanë kërkuar të mos bëjë publike gjeste të tilla që janë ofenduese për ata që nuk kanë një shumë të tillë në llogarinë e tyre.
26-vjeçarja më pas e ka fshirë këtë postim duke mos lejuar më komente të tjera.