Reperja e famshme Cardi B vitin e kaluar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike mbi dy vajza një prej të cilave dyshohej se kishte një lidhje intime me partnerin e saj Offset.
Cardi është famëkeqe rreth konflikteve që degjenerojnë në dhunë fizike ku më e famshmja është ajo me Nicki Minaj, muaj më parë.
Reperja është arrestuar disa herë për këtë fakt por tashmë mbi të rëndojnë edhe 14 akuza të tjera të ngritura nga vajza të ndryshme.
Mes akuzave të shumta është edhe një sulm me qëllim shkaktimin e plagëve të rënda. Vendimi mbi të pritet të jepet nga gjykata e Los Angeles më 25 qershor.
Cardi rrezikon sërish burgun por gjithashtu rrezikon edhe një reputacion të keq mbi karrierën e saj muzikore.