Showbiz

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs pas ndarjes nga Offset

Cardi B dhe ylli i NFL-së, Stefon Diggs, kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre me një paraqitje të përbashkët gjatë ndeshjes së playoff-it të NBA-së në ‘Madison Square Garden’ më 12 maj. Çifti u shfaq duke mbajtur duart dhe përqafuar në tribunën VIP, ndërsa ‘New York Knicks’ triumfuan ndaj ‘Boston Celtics’ me rezultatin 121-113, duke kaluar në avantazh 3-1 në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore.

Ky moment publik vjen pas disa muajsh thashetheme për një romancë mes reperes dhe sportistit, që nisën në tetor të vitit të kaluar. Të dy janë parë së bashku në prill në një klub nate në New York, si dhe në festimet e Ditës së Shën Valentinit në Miami, ku paparacët i fotografuan duke hyrë në një hotel në orët e para të mëngjesit.

Cardi B, e cila prej gushtit 2024 ndodhet në proces divorci me Offset, duket se po i jep vetes një shans të ri për dashuri. Offset ka reaguar në mënyrë të matur, duke thënë se dëshiron që ajo të jetë e lumtur në këtë kapitull të ri të jetës së saj.