Bota

Çdo 60 sekonda, janë 160 raste me COVID-19 në Europë, OBSH thirrje për kujdes

Çdo minutë, në Europë raportohen mesatarisht 160 raste të reja me koronavirus. Shifrat i bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë për Europën referuar të dhënave të saj zyrtare. Sipas kreut Hans Kluge, vigjilenca nuk duhet të ulet. Në Bashkimin Europian, 16.9% e popullsisë ka marrë dozën e vaksinës kundër koronavirusit.

OBSH-ja vazhdon të bëjë thirrje për përdorimin e AstraZeneca-s, vaksinë e cila përdoret edhe në vendin tonë e në fundjavë pritet të mbërrijnë mbi 90 mijë doza.

Hans Kluge deklaroi:

Aktualisht, rreziku i zhvillimit të mpiksjes së gjakut është shumë më i lartë për dikë të sëmurë me COVID-19 sesa për dikë që ka marrë vaksinën AstraZeneca.

Ndërkaq, vdekjet e mbi 80-vjeçarëve në Europë për shkak të COVID-19/ës kanë rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë, në rreth 30%, falë vaksinave.

Në dy muajt e fundit, tendenca midis personave mbi 80-vjeç ka devijuar nga ajo e vërejtur në të gjitha grupmoshat e tjera, që mund të jetë për shkak të vaksinimit të pjesës më të madhe në këtë grup me rrezik të lartë. Numri i vdekjeve të mbi 80 vjeçarëve ka rënë gradualisht në rreth 30%, niveli i më i ulët që nga fillimi i pandemisë. Në mes të janarit, ishte ende 62%, niveli më i lartë sipas degës së OBSH-së në Europë.