Tech

CEO i Apple takon Trump, presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook!

CEO i Apple, Tim Cook u takua me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë këtë javë dhe sipas Trumpit, Cook bëri disa premtime të mëdha. Duke folur me një grup guvernatorësh, Trump tha se Cook i tha atij se Apple do të zhvendoste një pjesë të prodhimit nga Meksika në SHBA. Presidenti deklaroi se Cook ndaloi prodhimin në dy fabrika në Meksikë dhe në vend të kësaj do të ndërtojë në SHBA. Nuk është e qartë se për cilat objekte prodhuese po fliste Trump pasi Apple nuk prodhon shumë produkte të gatshme në Meksikë.

Sigurisht që nuk ndërton asnjë model iPhone në vend, megjithëse disa pjesë i merr nga Meksika. Nëë vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, Trump tha: “Kam folur me Cook, ai më ka premtuar tre fabrika të mëdha, të mëdha, të mëdha, të mëdha”. Dhe problemi i vetëm me këtë histori është se disa vite pasi supozohet se ka ndodhur biseda, Apple mohoi që fabrikat e reja ishin duke u konsideruar. Ndër tjera, Trump shtoi se Cook i premtoi atij se Apple do të investonte qindra milionë dollarë në SHBA. Ai tha se nuk donte që gjiganti teknologjik të goditet nga një tarifë 25% për eksportet meksikane në SHBA.

Ndërkaq, nërsa CEO i Apple, Tim Cook mori një pagë bazë prej 3 milionë dollarësh në vitin 2024 për të tretin vit radhazi, ekzekutivi gjithashtu fitoi shpërblime dhe kompensime të tjera që e çuan pagën e tij totale në rreth 74.6 milionë dollarë vitin e kaluar. Për Cook, kjo përfaqëson një rritje prej 18% nga viti i kaluar. Ndryshe, për të gjithë vitin fiskal 2024, Apple mori pak më pak se 295 miliardë dollarë, që ishte një rënie e lehtë nga 2023.

Fitimet neto të kompanisë gjithashtu ranë nga 97 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023 në 93.74 miliardë dollarë në 2024. Nën udhëheqjen e Cook, Apple raportoi një rritje të vogël në shitjet fiskale të iPhone, të cilat u rritën për 0,2% në 201.18 miliardë dollarë. Gjithashtu, aksionet e kompanisë u rritën gjatë vitit nga 191,59 dollarë në 250,42 dollarë. Bëhet e ditur se përveç raportimit të pagës së Cook për vitin 2024, tre drejtues të tjerë të Apple morën secili të njëjtin kompensim.