Gluteni është materie elastike albuminoze i patretshëm në ujë, mirëpo lidhja më e shpeshtë me të janë drithërat. Gluten ka në grurë, elb dhe tërshërë. Për shkak të elasticitetit dhe ngjitshmërisë, gluteni përdoret në industrinë farmakologjike, kozmetike dhe ushqimore. Kalimi në ushqimin pa gluten nuk është i thjeshtë dhe kërkon disiplinë, durim, sakrificë dhe kontroll të rreptë. Ushqimi pa gluten ka shumë përparësi shëndetësore, mirëpo nëse nuk vuani na celiakia, mos e teproni me eliminimin e glutenit nga ushqimi.
Më pak se 1% e popullatës vuan nga celiakia. Ky është çrregullim, i cili, për shkak të konsumimit të glutenit, dëmton zorrën e hollë. Pacientët të cilët vuajnë nga celiakia patjetër duhet të përdorin ushqim pa gluten. Shumica e njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj glutenit edhe pa celiaki, mirëpo simptomat mund të jenë reagim i organizmit ndaj disa ndryshimeve të tjera, jo ndaj glutenit.
Nëse mendoni që të filloni të hani ushqim pa gluten, por që të mos ndryshoni asnjë shprehi tjetër ushqimore për të humbur ndonjë kilogram, nuk është ide e mirë. Me humbjen e glutenit do t’ju mungojnë fibrat dhe vitamina B në organizëm, të cilat i mundësojnë trupit të marrë energji nga ushqimi, të cilin e hamë, por edhe i ndihmojnë të krijojë rruaza të kuqe të gjakut. Ushqimi pa gluten kërkon që vitaminën B ta marrim nga artikujt e tjerë siç janë peshqit, mishi, vezët dhe produktet e qumështit, perimet e gjelbra, drithërat. Kujdesuni të mos filloni me ushqimin pa gluten para se të konsultoheni me mjekun.
Nëse vuani nga celiakia apo jeni vetëm të ndjeshëm ndaj glutenit, shumica e artikujve në ushqim është e lejuar. Ju duhet të hani perime, ushqim të papërpunuar, fasule, misër, sojë, oriz dhe mel, vezë, mish të freskët dhe peshk. Nga drithërat të cilat bën t’i konsumoni mund të përpunoni ushqimin siç janë buka, simitet. Gluteni gjendet pothuajse në çdo gjë, posaçërisht në grurë, elb dhe tërshërë. Nëse pëlqeni birrën, por jeni të ndjeshëm ndaj glutenit, harroni pijen tuaj të dashur. Shumicën e glutenit do ta gjeni në produkte të qumështit.
Kaçamaku është shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm, përgatitet shumë lehtë dhe mund të konsumohet në mënyra të ndryshme me ushqime të ndryshme. Ky është racion që gatuhet nga grizi i misrit të bardhë apo i verdhë. Mielli i misrit apo grizi kanë ndikim shumë pozitiv në shëndetin e njeriut. Gjëja më kryesore te ky ushqim është fakti që kaçamaku nuk përmban gluten dhe mund të konsumojë gjithkush pa marrë parasysh moshën.
Ky racion përmban minerale të mjaftueshme, nutrien dhe vitamina aq sa i janë të nevojshme trupit për të funksionuar normalisht. Kaçamaku ka efekt të madh në pengimin e sëmundjeve të ndryshme, si edhe në shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Ai në përbërjen e vet ka yndyra natyrale si karotenodie dhe pikërisht ato yndyra të shëndetshme e bëjnë kaçamakun të ndikojë në punën e mirë dhe cilësore të zorrëve.