Një studim i kryer nga kërkues në Gjermani, i botuar në revistën “Computers in Human Behavior”, sugjeron se një ndërprerje prej tre ditësh nga përdorimi i zakonshëm i telefonit mund të sjellë ndryshime të mëdha në aktivitetin e trurit tek të rinjtë.
Studimi përfshiu dhjetëra pjesëmarrës të moshës 18 deri 30 vjeç dhe përdori skanime MRI dhe vlerësime psikologjike për të monitoruar ndryshimet gjatë një periudhe 72-orëshe me përdorim të kufizuar të telefonit.
Rezultatet treguan ndryshime në modelet e aktivizimit nervor, të lidhura me sistemet e neurotransmetuesve që kontrollojnë shpërblimin dhe sjelljet impulsive.
Kjo tregon se një shkëputje prej tre ditësh nga përdorimi i telefonave mund të ndikojë ndjeshëm në strukturën dhe funksionimin e trurit.