Një pjesë e mirë e kujtimeve të festave të ndara me miqtë dhe të afërmit krijohen rreth tryezës së Krishtlindjes dhe Vitit të ri. Për këtë arsye është mirë t’i kushtoni kujdes të veçantë festës së Krishtlindjes. Por si ta shtroni tryezën e Krishtlindjes? Zgjidhni paletën e ngjyrave që dëshironi të përdorni për tryezën tuaj të Krishtlindjes. Të dyja ngjyrat tradicionale; e kuqe, jeshile, ari dhe argjendi dhe kombinimet origjinale dhe alternative janë të mira: megjithatë, është thelbësore të kujdesemi për harmoninë e tyre, duke kombinuar ngjyrat në mënyrë të ekuilibruar dhe duke gjetur kombinimin e duhur midis ngjyrave kryesore, të mbulesës së tavolinës dhe pjatave dhe të tjerave sipas madhësisë: peceta, gota, lugë, pirunë, thikë, pjata për servirje dhe mesin e tavolinës.
Këto javë të gjithë kanë një synim të vetëm; blerjen e produkteve të nevojshëm për të përgatitur darkën e ndërrimit të viteve. Edhe pse në shumë raste familjarët i bien shkurt dhe blejnë gjelin por edhe pula e detit nuk mbetet pas. Gjeli i detit shquhet për qafën e tij të dhjamosur, madje në disa zona të jugut të Shqipërisë, gusha e gjelit e pjekur i jepej mikut të shtëpisë. Kjo traditë bëhej për të nderuar mikun e familjes. Por pavarësisht zakoneve krahinore, gjeli i detit ka një sasi më të madhe dhjami.
Diçka e tillë e bën atë perfekt për këdo që preferon që përsheshi, orizi apo patatet e pjekura të dalin të shkrifa. Nga ana tjetër pula e detit, ka një përmbajtje më të vogël dhjami, duke e bërë mishin e saj më të mbledhur. Mishi i pulës gjithashtu është edhe më i kuq, krahas atij të gjelit që është pothuaj i bardhë. Duke qenë se ka pa një sasi të vogël dhjami, mishi i pulës së detit është perfekt për personat që duan diçka më të shëndetshme. Mishi i pulës së detit është zgjidhja perfekte nëse doni të përgatisni mesnikun e famshëm me petët e pjekura. Një tjetër ndryshim mes këtyre dy produkteve është përgatitja e tyre. Pula e detit ka mish pak më të fortë ndaj dhe mund të kërkoj kohë pak më të gjatë gatimi.