Tech Top Tech - News

Çfarë kemi të re nga Tesla Model S dhe X?! Mateo Kadriu na e prezanton…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Tesla Model S dhe X

“Tesla Model S dhe X janë rifreskuar… por mos prisni transformim à la Optimus Prime – më shumë si makeover me filter Instagrami.”

Pra, ja ç’kemi: një parakolp të ri, kamera para, disqe të reja, dy ngjyra fresh dhe ambient light. Plus, një animacion që të përshëndet si një hologram i Elon-it që thotë “Welcome to the future, human.”

Model X ka rritur autonominë me 37 milje. Nëse s’e ndjeni diferencën… jeni normal.

Armotizatorët? Pak më smooth. Kabina? Më e qetë. Çmimi? +5 mijë dollarë për të gjitha opsionet, se pse jo?

Ama ajo që na ra më shumë në sy: Tani yoke steering wheel është vetëm për njerëzit me Plaid dhe guxim për të kthyer makinën pa prekur timonin normal.

Model Y Performance? Ka hyrë në pistë në Nürburgring, i veshur si ninja me camo. Fletë më të madhe, frena të kuqe dhe armotizatorë adaptiv.

Në fund? Tesla thotë: “Ja ku i keni ndryshimet!”

Ne: “Po PowerShare-i?”

Tesla: “Jo sot.”

https://www.youtube.com/shorts/MsTKZYMlSCs?feature=share