Live From Tirana Tech

Eksperti i IT: “Shqiptarët e varur pas pornografisë, Dibra në krye!”

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ai ka treguar statistikat se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në Google gjatë këtij viti…

Ronaldo: Duke qenë se në vend të dytë kryeson pornografia, si ekspert IT a mund ta kuptosh se cilët nga ne çunat në studio ka kërkuar kështu faqesh?

Ardit: Ndoshta me pak kërkime, ndoshta dhe gjendet. Kini parasysh që kë Internet Service Providers, ku ne marrim internetin, në fakt i kanë këto të dhëna. Nëse dikush do që të hyjë dhe të shikojë vërtetë se çfarë po kërkon ti specifikisht, do të shikojë çdo gjë.

Ronaldo: Nga statistikat që ke nxjerrë, çfarë kategorish preferojnë më shumë shqiptarët nga këto faqe me përmbajtje erotike?

Ardit: Këtë nuk e shikoj dot, sepse këto janë statistika që janë të brendshme nga kompanitë. 

Diçka që ia vlen të përmendet, është që lojërat e fatit online kanë kurba të caktuara, kanë pika ulje dhe ngritje të caktuara, ndoshta lidhet me ndeshjet. Ndërsa faqet pornografike janë konstante, pika më e ulët është 200 klikime në ditë.

Ronaldo: Cila zonë e Shqipërisë sheh më shumë pornografi?

Ardit: Në vend të parë kemi Dibër, pastaj Kukës, Fier, Korça dhe Elbasani. Këto janë Top 5 qytetet. Këto janë statistikat e Google.