Health & Beauty

Çfarë ndodh me trurin pasi njeriu ndërron jetë? Habisin shkencëtarët!

Shkencëtarë nga Kanadaja patën rastin e parë për të regjistruar aktivitetin e trurit të një njeriu pikërisht në momentin e vdekjes dhe kjo ndodhi krejt rastësisht. Një ngjarje dramatike gjatë skanimit. Bëhet fjalë për një pacient 87-vjeçar i cili vuante nga epilepsia dhe shkonte rregullisht për skanime EEG në Universitetin e qytetit Tartu (Estoni), për të monitoruar mundësinë e krizave. Gjatë njërit prej skanimeve, pacienti papritur pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë, gjë që u mundësoi mjekëve dhe studiuesve të regjistronin për herë të parë aktivitetin e trurit para, gjatë dhe menjëherë pas vdekjes.

Të dhënat, përfshirë 30 sekondat para dhe pas ndalimit të rrahjeve të zemrës, u analizuan nga një ekip në Vankuver, i udhëhequr nga doktori dr. Ajmal Zemmar. Rezultatet ishin befasuese! Në fakt, teoria e vjetër sipas së cilës i gjithë jeta i “shfaqet para syve” njeriut në çastin e vdekjes, ndoshta nuk është vetëm mit. Regjistrimet e trurit treguan përforcim të “oscilacioneve gama”, valë të trurit të lidhura me rikujtimin e kujtimeve dhe ëndërrimin. Kjo sugjeron se pacienti, në momentet e fundit, mund të ketë përjetuar kujtime nga e kaluara, sipas asaj që raporton LadBible. Modele të ngjashme aktiviteti të trurit janë regjistruar më herët te minjtë në momentin e vdekjes, por kjo është hera e parë që një fenomen i tillë është konfirmuar te njerëzit.

“Duke krijuar oscilacione të lidhura me kujtimet, truri mund të bëjë një ‘rishikim’ të fundit të ngjarjeve të rëndësishme të jetës, diçka e ngjashme me përshkrimet e përjetimeve pranë vdekjes,”-deklaroi doktori dr. Zemmar. Këto të dhëna, sipas tij, mund të ndryshojnë mënyrën se si e kuptojmë momentin kur jeta përfundon dhe mund të hapin diskutime të rëndësishme për kohën kur është e përshtatshme të bëhet dhurimi i organeve. Sigurisht, kërkohen studime të mëtejshme për të arritur në përfundime të plota, sidomos duke pasur parasysh që pacienti vuante nga epilepsia, gjë që e ndërlikon interpretimin e rezultateve.

Megjithatë, ajo që ky studim sugjeron është mundësia që njeriu, në çastet e fundit të jetës, të ëndërrojë ose të rikujtojë momentet kyçe të së kaluarës. “Është e mundur që truri, para se të vdesim, përpiqet të na kujtojë momentet më të rëndësishme të jetës. Truri ndoshta përpiqet të na kujtojë gjërat e bukura, jo ato të këqijat”-tha Zemmar.