Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh mes Renee Reffos dhe Antonela Berishës? “Kjo është për burg…”

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në rrjetet sociale mes Renee Reffo dhe Antonela Berishës, ku Renee nuk ka hezituar të shprehë kritika të forta ndaj ish konkurrentes së Përputhen.

Në një postim të publikuar në Instagram, Renee ka hedhur akuza të rënda ndaj Antonelës, duke e quajtur sjelljen e saj “për burg” dhe duke shprehur habi për faktin se ajo është ftuar në televizione.

Renee ka ndarë një video të shkurtër, në të cilën ka etiketuar Top Channel Albania dhe emisionin “Goca dhe Gra”, duke theksuar pakënaqësinë e saj për paraqitjet e Antonelës në këto platforma. Ajo ka bërë të qartë se nuk mund ta kuptojë pse Antonela është ende pjesë e këtyre programeve, duke krijuar kështu një polemikë të fortë në rrjetet sociale.

Ky postim ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe reagimesh në internet, ku shumë përdorues kanë komentuar mbi tensionet mes dy vajzave. Nga ana tjetër, Antonela Berisha nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje publike ndaj akuzave të Renne-s.