Bota

Çfarë po ndodh në Ukrainë? Holanda tërheq trupat diplomatikë nga Kievi, Japonia i bën thirrje qyetarëve të saj të largohen

Misioni diplomatik holandez po transferohet  nga Kievi në qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore.

Qeveria holandeze ka këshilluar qytetarët holandezë që të largohen nga Ukraina  sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak të situatës së sigurisë, njoftoi sot radio holandeze BNR, duke cituar ambasadorin holandez në Ukrainë.

Misioni diplomatik holandez do të largohet nga Kievi për të shkuar larg nga kufiri rus në qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore.

Me heret edhe vende te tjera kane kerkuar largimin e misioit diplomatik dhe qytetareve te tyre nga Ukraine perfshire SHBA-ne dhe Japonine.

Japonia i bën thirrje qyetarëve të saj të largohen nga Kievi

Ministria e Jashtme e Japonisë ka paralajmëruar qytetarët e saj në Ukrainë që të largohen nga vendi për shkak të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ekziston një mundësi në rritje që situata të përkeqësohet me shpejtësi”, tha ministria në një deklaratë.

Në deklaratë, ku thuhet se alarmi i udhëtimit për Ukrainën është ngritur në nivelin më të lartë, qytetarët japonezë janë këshilluar që të largohen menjëherë nga vendi dhe të shmangin udhëtimin në këtë vend “pavarësisht qëllimit”.