Horoskopi

Çfarë të prish më shpesh humorin, sipas shenjës së zodiakut…

Çfarë na acaron më shumë ne? Astrologjia ka një përgjigje për këtë.

Dashi

Po të lërë dikush të presësh? Fundi i botës. Njerëzit që nuk veprojnë shpejt janë ankthi yt.

Demi

Kur dikush të prek ushqimin apo sendet e tua personale.

Binjakët

Të mos kesh me kë të ndash një mendim? Katastrofë.

Gaforrja

Të ndihesh i neglizhuar.

Luani

Mosmirënjohja. Nëse dikush nuk të njeh meritën, dita jote fillon zymtë.

Virgjëresha

Kur diçka nuk është ashtu si duhet. Kjo përfshin nga rrëmujat në kuzhinë te gabimet drejtshkrimore në mesazhe.

Peshorja

Konfliktet. Nëse dikush ngre zërin, ti mendërisht ke ikur nga dhoma.

Akrepi

Kur ndjen që po të gënjejnë ose s’të thonë të vërtetën. Instinkti yt e kap menjëherë dhe nuk fal.

Shigjetari

Rutinat që të detyrojnë të rrish ulur gjithë ditën.

Bricjapi

Kur njerëzit nuk janë profesionistë.

Ujori

Kur s’të kuptojnë idetë.

Peshqit

Të jesh rreth njerëzve negativë. E ndjen energjinë e tyre.