Sport

Champions League, finale e parakohshme mes City-t dhe Realit/ Milani shmang Juventusin!

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës “play-off” të Champions League-ës në formatin e ri. Dueli që spikat është padyshim finalja e parakohshme mes Manchester City-t dhe Real Madrid-it, me Bayernin që shmangu “Qytetarët” e do të ndeshet me Celtic-un. Milani dhe Juventusi kanë evituar njëri-tjetrin, me kuqezinjtë që do të ndeshen me Feyenoord-in ndërsa bardhezinjtë do të kenë përballë një tjetër skuadër holandeze, PSV Eindhoven. PSG do të ketë një derbi me Stade Brest, ndërsa takimet e tjera janë Monaco-Benfica, Club Brugge-Atalanta dhe Sporting-Dortmund.

SHORTI:

Club Brugge – Atalanta

Sporting Lisbon – Borussia Dortmund

Manchester City – Real Madrid

Celtic – Bayern Munchen

Juventus – PSV

Feyenoord – Milan

Stade Brest – PSG

Monaco – Benfica

Po sot, hidhet edhe shorti për Europa League-n.