Gossip Showbiz

Charlize Theron kritikon dasmën luksoze të Jeff Bezos: “Në djall ata…”

Aktorja e njohur dhe fituesja e çmimit Oscar, Charlize Theron, ka reaguar ashpër ndaj dasmës madhështore prej 50 milionë dollarësh të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, e zhvilluar në Venecia, Itali.

Gjatë eventit vjetor bamirës për fondacionin e saj në Los Angeles, Theron ironizoi dhe kritikoi publikisht çiftin për papërgjegjshmëri në kohë krize globale.

Mendoj se jemi të vetmit njerëz që nuk morëm ftesë për dasmën e Bezos

-tha ajo me ironi, përpara një audience të mbushur me figura të njohura të Hollivudit.

Por më pas, toni u bë më serioz. Aktorja përdori fjalimin e saj për të theksuar shqetësimet ndaj krizave që po përjeton planeti dhe shoqëria.

Sidomos kur bota ndihet sikur është në flakë — sepse është. Po shkojmë pas në të drejtat e njeriut, nga Los Angeles e deri në mbarë globin. Politikat e imigracionit po ndajnë familje, jo kriminelë. Të drejtat e grave, komunitetit queer dhe trans po zbehen. Dhuna me bazë gjinore po rritet. Kjo nuk është thjesht politikë — është personale

-tha ajo me tone të drejtpërdrejta.

Theron e përmbylli mesazhin e saj me një fjali të prerë:

Po, në djall ata.

Ndërkohë, reagime të shumta kanë ardhur edhe në mbështetje të MacKenzie Scott, ish-bashkëshortes së Bezos, e cila u divorcua nga ai në vitin 2019 pas 25 vitesh martesë.

Scott është vlerësuar për veprat e saj filantropike, duke dhuruar mbi 19.3 miliardë dollarë për më shumë se 1,600 organizata deri në dhjetor të vitit 2024.

Aktorja Mia Farrow ndau një foto të Scott në Instagram, duke shkruar:

Sa e mrekullueshme është MacKenzie Scott! (Gruaja e parë e Jeff Bezos dhe nëna e katër fëmijëve të tij).

Ky kontrast i thellë mes luksit të çiftit të ri dhe veprave bamirëse të Scott-it ka ndezur debat në rrjete sociale dhe media, duke rikthyer në vëmendje pyetjet mbi përgjegjësinë sociale të super të pasurve në një botë që përballet me kriza të shumta.