Christina Aguilera ka festuar ditëlindjen e saj të 41-të në mënyrën më të veçantë, ‘topless’. Këngëtarja i mahniti ndjekësit e saj në Instagram me paraqitjen që zgjodhi.
Ylli i pop-it solli disa imazheve shumë provokuese, duke pozuar me asgjë tjetër përveç dorezave të zeza të lëkurës. Nëna e dy fëmijëve dukej spektakolare teksa pozonte duke mbajtur fytyrën dhe duke kryqëzuar në mënyrë provokuese krahët mbi gjoks.
https://www.instagram.com/p/CXpGWapvl9L/
Në disa imazhe ajo kishte rregulluar flokët për të mbuluar me kujdes pjesët intime dhe të pozicionuara në mënyrë perfekte teksa i binin mbi gjoks. Christina mahniti me grimin e përsosur që nxirrte në pah tiparet e saj. Seti i fotove të ditëlindjes të këtij viti pason ato të vitit të kaluar, të cilat ishin me stil të njëjtë.
Ylli i muzikës shpërndau tre postime të ndryshme ndërsa ajo hyri në dekadën e saj të katërt duke u dukur më mirë se kurrë. Në postimet për ditëlindjen e 40-të, këngëtarja erdhi me një sërë imazhesh bardh e zi në të cilat ajo po ashtu ishte shfaqur ‘topless’.
Rikujtojmë se, një nga veshjet më ikonike të Christina Aguilera është kthyer. Këngëtarja fituese e ‘Grammy’-t, u nderua me çmimin “Music Icon” në “People’s Choice Awards 2021”, duke u ngjitur në skenë gjatë shfaqjes për të performuar një miks të hiteve të saj më të mëdha.
Dhe kur erdhi koha për “Dirrty”, Aguilera surprizoi dhe risolli veshjen e gati dy dekadave më parë. Këtë herë, veshja ishte e ripunuar në saten me shkëlqim dhe jo lëkure dhe përfshinte korse, geta me rrjetë dhe mëngë të tejdukshme.
Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja e njohur dhe shumë e diskutuar kohët e fundit Britney Spears ka “sulmuar” yllin e muzikës pop, Christina Aguilera në Instagram duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gënjeshtrën.