Showbiz

Christina Aguilera befason me fotot e saj provokuese!

Christina Aguilera ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi provokuese në Instagram, ku shfaqet me të brendshme të zeza dhe transparente në një dhomë hoteli.

Në moshën 44-vjeçare, këngëtarja duket në formë të shkëlqyer, ndërsa pozat e saj sensuale kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat.

Në një nga fotot, Aguilera pozon me shpinë nga kamera, duke vënë në pah linjat trupore, ndërsa mbishkrimi “Në raftin e sipërm” shoqëronte postimin.

Këto imazhe u publikuan pak ditë pasi ajo mori pjesë në premierën botërore të “Burlesque: The Musical” në Londër, ku u shfaq elegante me një fustan të zi dhe bizhuteri të argjendta.

Ndërkohë, ndryshimet fizike të Aguilerës kanë hapur diskutime në rrjet, me spekulime për ndërhyrje estetike apo përdorim të medikamenteve për humbje peshe.

Edhe pse ajo nuk ka komentuar direkt mbi këto zëra, në intervista të mëparshme ka pranuar se për vite me radhë është përballur me presion për pamjen e jashtme.

Ndjehem më e pjekur dhe më e sigurt në trupin tim. Mendimet e të tjerëve për mua nuk janë puna ime

-është shprehur ajo për revistën Glamour.