Jason dhe Maria, një çift nga Anglia, kanë festuar së bashku 95 vite jetë, duke u kthyer në frymëzim për mijëra njerëz. Të moshuarit tregojnë se sekreti i martesës së tyre të gjatë dhe i shëndetit të mirë nuk lidhet vetëm me ushqimin apo fatin, por mbi të gjitha me dashurinë dhe lidhjen e fortë mes tyre.
Sipas çiftit, ata kurrë nuk kanë lejuar që rutina ta shuajë marrëdhënien. Jason shprehet se afërsia emocionale dhe fizike ka qenë gjithmonë pjesë e përditshmërisë së tyre, madje edhe tani që janë në moshë të thyer. “Ne nuk kemi reshtur kurrë së treguari dashuri njëri-tjetrit. Flasim shumë, qeshim, përqafohemi dhe qëndrojmë afër gjatë gjithë ditës”, tregon Maria.
Çifti thekson se respekti, komunikimi dhe vëmendja e vazhdueshme ndaj partnerit janë çelësi i një martese të suksesshme dhe të një jete të gjatë e të lumtur. Ata thonë se dashuria nuk ka moshë dhe se lidhja mes dy njerëzve duhet ushqyer çdo ditë.