Që kur Brad Pitt u kap mat teksa po arratisej në Francë me një modele bukuroshe, tabloidët nisën kërkimet për të zbuluar se kush është ajo.
Nicole Poturalski është 27-vjeçarja e cila mendohet se është partnerja e re e Brad Pitt. Ajo është një modele gjermane, mama krenare dhe drejtuesja e një fondacioni për mbrojtjen e peshkaqenëve.
Aktori hollivudian dhe modelja janë parë duke shkëmbyer puthje në bregedtin e Francës dhe burimet theksojnë se Pitt i kushtonte asaj të gjithë vëmendjen e nevojshme.