Astrologjia shpesh ndihmon në zbërthimin e tipareve të personalitetit të secilës shenjë të horoskopit, dhe kur bëhet fjalë për mirënjohjen, disa shenja nuk e shfaqin atë lehtësisht – madje, disa mund të duken plotësisht mosmirënjohëse.
Ja cilat janë shenjat që, sipas yjeve, nuk njihen për falënderime apo vlerësim të hapur ndaj të tjerëve:
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Edhe pse dinë të jenë të sjellshëm kur marrin një dhuratë fizike, Binjakët shpesh nuk shfaqin mirënjohje për gjeste emocionale apo përkushtim, si për shembull kur dikush përpiqet të kalojë kohë me ta. Ata mund të harrojnë rëndësinë e gjesteve të vogla dhe të mos e shfaqin asnjëherë një “faleminderit” për to.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Kjo shenjë shihet si ndër më kritikët e zodiakut dhe shpesh priret të mendojë se gjithçka u takon natyrshëm. Për ta, mirënjohja nuk është domosdoshmëri – në vend të saj, Virgjëreshat fokusohen në atë që nuk funksionon, më shumë sesa në atë që u jepet me dashuri.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Akrepat njihen për natyrën e tyre dominues dhe të rezervuar. Shpesh, ata e shohin veten si qendër të gjithçkaje dhe nuk kanë prirje të vlerësojnë mundin apo përpjekjet e të tjerëve. Në vend të falënderimeve, ata mund të japin përshtypjen se gjithçka që bëhet për ta është një detyrim.
Nëse jeni pranë këtyre shenjave, mos u habitni nëse gjestet tuaja kalojnë pa shumë reagim – nuk do të thotë që nuk i vlerësojnë, por ndoshta thjesht nuk dinë si ta shprehin.