Një studim i ri ka renditur vendet më të favorshme për gratë në Evropë sa i përket punësimit dhe kushteve të jetesës, duke vendosur në krye të listës tre vende nordike: Danimarkën, Finlandën dhe Suedinë.
Hulumtimi, i realizuar nga kompania “CasinooftheKings” në bazë të të dhënave nga Eurostat, OECD, Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore, analizoi 10 tregues kryesorë që lidhen me barazinë gjinore, përfshirë hendekun e pagave, pronësinë bankare dhe numrin e grave sipërmarrëse.
Danimarka kryeson me një rezultat jetese prej 83 pikësh, falë barazisë së lartë gjinore, lejes së zgjatur të lindjes (18 muaj) dhe përfaqësimit të ulët të hendekut gjinor në pozicione menaxheriale (27.9%).
Finlanda ndjek në vend të dytë me 80 pikë, duke u dalluar për përqindjen më të lartë të grave sipërmarrëse (1.9%) dhe një nga hendekët më të vegjël të punësimit (1.5%).
Në vend të tretë është Suedia me 79 pikë, e cila ofron një vit leje lindjeje dhe ka një nga hendekët më të ulët të pagave gjinore (7.3%).
Në fund të listës qëndrojnë Italia dhe Greqia, me 52 dhe 56 pikë respektivisht, për shkak të hendekëve të lartë të punësimit dhe mungesës së politikave të mjaftueshme për barazi gjinore.
Ndër të tjera, Mbretëria e Bashkuar ka përqindjen më të ulët të grave sipërmarrëse, ndërsa Franca regjistron hendekun më të madh gjinor të pagave, me 22.2%.