Çmimet e naftës kanë arritur nivelet më të larta prej nëntorit 2014. Investitorët janë në pritje të vendimit të presidentit Trump nëse Amerika do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Frika se Uashingtoni mund të rivendosë sanksione ndaj Iranit, kanë bërë që çmimi bruto për një fuçi naftë të papërpunuar të jetë mbi 70 dollarë në tregun e Nju Jorkut, që është më i larti prej 4 vitesh. Në Londër, ka arritur deri në 76.17 dollarë.