Balenciaga, një markë e njohur për dizajnë të guximshme dhe kontroverse, prezantoi modelin e ri të këpucëve “Zero” në të cilat ju duket sikur jeni zbathur. Këto këpucë inovative, pjesë e koleksionit Vjeshtë 2025, janë bërë tërësisht nga shkuma EVA, me formim 3D që ka thjeshtuar dizajnin deri në thelbin e këpucëve.
Këmba mbështetet në thembër të rrumbullakosur dhe në unazën e madhe të gishtit të madh, ndërsa gishtat e tjerë, pjesa e sipërme dhe harku i këmbës janë plotësisht të ekspozuar. “Zero” vjen në katër ngjyra, e zezë, bezhë, e bardhë dhe kafe dhe kushtojnë 450 dollarë.
Ashtu siç pritej, edhe këtë herë Balenciaga ka arritur që të shkaktojë mhaft reagime në rrjet. Ndërsa disa lavdërojnë idenë e këtij stili të këpucëve, të tjerët kanë thënë se marka ka kaluar sërish kufirin mes avangardës dhe absurdit. Modeli “Zero” i Balenciaga-s mund të jetë produkti i tyre më i diskutueshëm deri më tani. Edhe pse me siguri ka arritur të tërheqë vëmendjen, lind pyetja nëse ky model është një hap drejt së ardhmes apo thjesht një truk tjetër për të tërhequr vëmendjen.

Zero vishej nga modelet me dhe pa çorape dhe u shfaq paraprakisht në ngjyra të ndryshme, duke përfshirë të zezën, të bardhën dhe kafe. Logoja e markës shfaqet në anën e mesme të gishtit të madh të këmbës. Zhvendosja drejt një koncepti të këpucëve zbathur është një ndryshim i konsiderueshëm për shtëpinë franceze të modës, e cila e ka kaluar dekadën e fundit duke krijuar atletet në përmasa të mëdha, duke filluar me modelin Triple S të 2017-ës. Pasi prezantoi atletet e saj më të ekzagjeruara deri më tani, 10XL, në prill, marka e mbylli atë me 6XL paksa më delikate në nëntor. Tani, Zero e re përfaqëson një lëvizje në drejtim të kundërt.