Botë e Çuditshme Fashion

Menduat se i keni parë të gjitha nga Balenciaga?! Ju prezantojmë me modelin më të ri të këpucëve… zbathur!

Balenciaga vazhdon të sfidojë me këpucët e saj me debutimin e modelit Zero si pjesë e koleksionit të vjeshtës 2025. E parë fillimisht në krye të javës nëpërmjet një fotografie në telefonin e drejtoreshës krijuese të Balenciaga, Demna Gvasalia, modeli i ardhshëm përfshinte elementë kryesorë të markës si silueta të fryra, të mëdha dhe interpretime ekstreme të veshjeve të përditshme.

Marka e njohur deklaroi se ky model këpucësh përfaqësonin thelbin e këmbëve dhe se qëllimi i tyre është të imitojë këmbët e zbathura. Ende nuk kanë dalë në shitje dhe nuk dihet çmimi i tyre. Megjithatë, përdorues të shumtë në rrjete sociale kanë vërshuar me reagimet e tyre, duke ironizuar këtë model këpucësh.

E fiksuar vetëm nga një kupë me thembër dhe një pikë në gishtin e madh, këpuca e formuar në 3D është e përbërë tërësisht nga shkuma EVA dhe në thelb është një taban i hollë dhe i veshur dhe jo një këpucë. Zero vishej nga modelet me dhe pa çorape dhe u shfaq paraprakisht në ngjyra të ndryshme, duke përfshirë të zezën, të bardhën dhe kafe.

Logoja e markës shfaqet në anën e mesme të gishtit të madh të këmbës. Zhvendosja drejt një koncepti të këpucëve zbathur është një ndryshim i konsiderueshëm për shtëpinë franceze të modës, e cila e ka kaluar dekadën e fundit duke krijuar atletet në përmasa të mëdha, duke filluar me modelin Triple S të 2017-ës. Pasi prezantoi atletet e saj më të ekzagjeruara deri më tani, 10XL, në prill, marka e mbylli atë me 6XL paksa më delikate në nëntor. Tani, Zero e re përfaqëson një lëvizje në drejtim të kundërt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ༘⋆࿐ (@beiniq___)