COVID-19 i kushton jetën ish-kryebashkiakut të Përmetit, Dhimitër Nasi. I infektuar prej ditësh, 58-vjeçari e humbi betejën me sëmundjen dhe me vdekjen e tij shënohet viktima e parë në Përmet nga koronavirusi. Nasi e drejtoi Bashkinë e qytetit jugor në vitet 1992-1996. Deri tani, në vendin tonë zyrtarisht raportohet për 250 persona që ndërruan jetë nga COVID-19 referuar bilancit të djeshëm. Më vonë gjatë ditës pritet përditësimi i shifrave nga autoritetet shëndetësore që vazhdimisht apelojnë për ruajtje të distancës e higjenës, mbajtje të maskës, shmangie të grumbullimeve e të eventeve.