Tensionet politike dhe pasiguria po sjellin efekte negative për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Një ditë pas deklaratës së opozitës për djegien e mandateve, Mark Crawford, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehet se mungesa e stabilitetit është gjithmonë një minus në aspektin ekonomik. Sipas tij, politika duhet të bëjë kujdes për imazhin që krijon.