Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, po përballet gjithnjë e më shpesh me sfidën që asnjë lojtar nuk mund ta shmangë – kalimin e viteve.
Në ndeshjen e fundit të Al-Nassr kundër Al-Ittihad, 39-vjeçari u bë pjesë e një episodi të çuditshëm.
Teksa po përpiqej të kontrollonte topin, ai u rrëzua papritur, moment që shkaktoi një lumë reagimesh në rrjetet sociale.

Tifozët nuk e kursyen ironinë:
Ai po plaket
-shkroi njëri, ndërsa një tjetër komentoi me humor:
John Cena e shkeli atë
Të tjerë shtuan batuta si:
Burri ende ankohet… Çfarë po përpiqej të bënte?
Megjithatë, edhe pse rrëzimi u kthye në memen e ndeshjes, Ronaldo tregoi se klasi i tij mbetet i paprekur. Në të njëjtën sfidë, ai dha një asist për Joao Felix, duke ndihmuar Al-Nassr të sigurojë fitoren.
Ky episod pasqyron dy anët e medaljes: nga njëra anë, mosha që e ndjek dhe e bën të dukshëm kalimin e kohës, dhe nga ana tjetër, cilësia e tij e padiskutueshme që ende bën diferencën në momente vendimtare.