Gossip Showbiz

Cristiano Ronaldo zbulon më shumë rreth marrëdhënies me Lionel Messin: “I kam përkthyer…”

Cristiano Ronaldo ka ndarë një detaj të veçantë dhe më pak të njohur nga rivaliteti i tij 15-vjeçar me Lionel Messin.

Gjatë një konference për shtyp, ylli portugez tregoi se ka ndihmuar Messin si përkthyes në disa mbrëmje gala të çmimit “Topi i Artë”, pasi argjentinasi nuk fliste mirë anglisht në atë kohë.

Sigurisht që kam afeksion për Leon. Kemi ndarë të njëjtën skenë për 15 vjet. Ai gjithmonë më ka respektuar dhe unë e respektoj atë

Deklarata vjen mes debatit të vazhdueshëm mbi kriteret për ndarjen e Topit të Artë.

Ronaldo ka shprehur mendimin se çmimi duhet t’i jepet vetëm lojtarëve që fitojnë Ligën e Kampionëve – një ide që u sfidua nga Franck Ribery, i cili kujtoi fitoren e tij në Champions në vitin 2013, pavarësisht se nuk e fitoi çmimin.

Rrëfimi i Ronaldos sjell një perspektivë të re mbi marrëdhënien e tij me Messin – një rivalitet i ndërtuar mbi respektin dhe momentet njerëzore që shkojnë përtej fushës së lojës.