Diçka që duhet të dini për një femër të fortë e të pavarur është se ajo gjithmonë e mban mend vlerën e saj. Ajo është lloji i femrës që asnjëherë nuk merr më pak se ç’meriton, edhe kur futet në lidhje dashurie me dikë nuk pranon çdo kompromis.

Femra e fortë dhe e pavarur ka standarde të larta sepse e di që e meriton të trajtohet mirë, gjithmonë kërkon mirësjellje në lidhje si dhe nuk qëndron në lidhje me një mashkull që nuk sillet mirë dhe është arrogant. Të kesh në krah një femër të pavarur, është eksperiencë unike. Nuk keni përse të shqetësoheni shumë për të sepse ajo e di çfarë bën, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së kujdesuri për të.

Ka një vijë shumë të hollë mes neglizhencës dhe dhënies së hapësirës.
Kështu që është mirë të dini këto gjëra sipas “Bustle”.
1. Ki parasysh që ajo është feministe.
2. Ajo pret që ju të merrni iniciativën e të bëni plane.
3. Ajo do që ju ta bëni atë të ndihet si një pjesë integrale e jetës suaj.
4. Ajo dëshiron një marrëdhënie serioze dhe jo një lidhje gjysmake. Që do të thotë, përkushtim!
5. Ajo nuk do t’i fshehë mendimet e saj për miqtë tuaj dhe nuk do t’i “zbukurojë” kritikat e saj.
6. Ajo ju shikon si një dëgjues të mirë i cili e ndihmon atë në vendimet e jetës.
7. Një femër e pavarur pretendon vëmendjen tuaj të plotë dhe do të urrejë faktin nëse ju filloni të shpërqendroheni nga celulari në mes të një takimi mes jush.

Ndërkaq, ju takoni një burrë me një pamje disi të zymtë dhe menjëherë ndieni se ka diçka të veçantë dhe misterioze tek ai. Edhe shkenca e konfirmon se djemtë e qeshur i tërheqin më pak gratë. Por është koha të zbulojmë pse ndodh kjo!