Lideri shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama deklaroi se Bashkimi Europian duhet të bëjë kritikë konstruktive ndaj Kinës. Duke folur në Parlamentin Europian, në Strasburg, ai bëri bëri të njohur shpresën e tij që çështja tibetiane të mund të zgjidhet, por nxiti ndërkombëtarët dhe BE-në në veçanti, të mos tërhiqen nga kritikat ndaj Pekinit. Nga ana e saj, Kina e akuzon udhëheqësin tibetian si një separatist të rrezikshëm, i cili kërkon pavarësinë e rajonit të Tibetit.