E ftuar nëpërmjet një lidhje direkte për “Live From Tirana”, ka qenë Jonida Hëna, e cila së fundmi është bërë virale në rrjet me reagimin e saj pas përhapjes së trendit “Dame Un Grrr”. Si i lindi ideja për të bërë atë video?
Atë ditë, unë u zgjova në mëngjes, hapa rrjetet sociale dhe për 10 minuta nuk më doli asgjë tjetër. Dhe kur pashë se sa shumë ‘like’ dhe klikime kishte, thashë ‘prit njëherë se u tërbuam fare me këtë trend. Atë ditë ne kishim fushatën e barit, ku korrim parcelat, i bëjmë dengje dhe i fusim në magazina që të ushqejmë kafshët në dimër. Dhe i thashë burrit të na tregonte pak se çfarë ndodh, ku jemi, sa zgjat… Bëri ai një video dhe thashë që nuk do bëhej virale. Dhe pastaj tregova në mënyrën time se çfarë ishim duke bërë dhe pak këtë pjesën që, jeta e vërtetë nuk merr shumë vëmendje dhe e lidha me trendin.