Kryeministri Danez propozon që kampet e azilkërkuesve të ngrihen jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Lars Lokke Rasmussen hodhi idenë që brenda Bllokut mbështetet nga Gjermania, Austria e Holanda. Projekti mund të vihet në jetë brenda disa muajsh. Rasmussen nuk specifikoi vendet pritëse, por sqaroi se do të kërkohet një shtet, i cili të mos jetë shumë tërheqës për trafikantët.