E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë reality show, si dhe planet e saj të ardhshme tani pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…
A beson tek dashuritë brenda shtëpisë?
Do të përmend një dashuri që e kam vlerësuar shumë. Marrëdhënia e Tirit me Krisën. Kishin një marrëdhënie shumë të bukur, shumë të kujdesshëm me njëri-tjetrin, ndiqeshin me sy. Dashuri e vërtetë.
Po për marrëdhënien e Eglit dhe Gjestit?
Nuk i kam vënë në dyshim ndjenjat e Eglit dhe as vërtetësinë e Gjestit ku thoshte ‘duhemi, nuk duhemi’. Marrëdhënie të tilla ka dhe jashtë. Ky është një reality show dhe e pasqyron këtë. Ka qenë një lidhje e vështirë, potente, jo më kot ka zënë dinamikën më të madhe të shtëpisë. Uroj t’u shkojë sa më mirë.
Ke ndonjë këshillë që do i jepje Eglit?
I kam dhënë këshilla, më vjen keq që janë disa ndjekës – jo mbështetësit e mi – që më thonin ziliqare. Unë aty brenda kam dhënë disa këshilla që mendoj se një vajze të dashuruar i bëjnë mirë. E di që i ka vlerësuar këshillat e mia. Është e vështirë të dëgjosh kur je e dashuruar, për këtë nuk i vë faj. Egli është një vajzë e zgjuar, di si t’i përballojë situatat e saj, do ia dalë edhe jashtë.