Gazeta holandeze “De Telegraaf”, paralajmëron votë kundër të Amsterdamit në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor. Në shkrimin e saj, e përditshmja shkruan se shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gazeta citon Ministrin e Jashtëm të Holandës Stef Blok, sipas të cilit duhet të kishte më shumë përparime për këto çështje.