Gossip Showbiz

Debat me tone të larta dhe fjalë ofenduese mes G-Banit dhe Rozanës: “Pyet mamin tënd a është krenare…”

Mëngjesi i qetë në shtëpinë e “Big Brother” ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi më pas kanë shpërthyer debatet e para të forta mes banorëve.

Një prej momenteve më të tensionuara ka qenë mes Rozanës dhe G-Banit. Çdo gjë nisi me tone të larta kur G-Bani ka përmendur një diskutim të mëparshëm, ku Rozana përmendur mamin e tij. Ajo e ka pyetur G-Banin, nëse është krenare për të.

Në këtë moment, tensioni ka arritur kulmin, pasi G-Bani i ka kthyer një reagim të fortë, duke i thënë Rozanës se edhe ajo mund të shkonte dhe të pyeste nënën e saj nëse është krenare për të. Kjo ka prekur ndjeshëm Rozanën, e cila ka shpërthyer, duke i kujtuar se mamaja e saj ka ndërruar jetë dhe nuk mund ta pyeste më për këtë çështje.

Në fund, G-Bani ka sugjeruar që Rozana të flasë me të si të dojë, duke e lënë bisedën të tensionohet më shumë se kurrë.

Ky moment i fortë ka shtuar edhe më shumë pasiguri dhe tension në dinamikën e grupit brenda shtëpisë. Duke marrë dhe një reagim nga Danja e cila me tone të larta i ka kërkuar G-Banit që të mos përfshijë njerëz që nuk janë më në këtë botë, pasi dhe ajo preket nga kjo gjë.