Gjesti i ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij në “Big Brother VIP Albania 4”, pas një periudhe të shkurtër qëndrimi jashtë shtëpisë në edicionin e “Big Brother VIP Kosova”.
Ky veprim i papritur ka shkaktuar shumë reagime dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u bërë një nga momentet më të komentuarat.
Përpara se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Gjestin ka shpërndarë një video në Instagram, ku ka shprehur se ka ndjerë lodhje dhe është i rraskapitur, por gjithashtu ka theksuar se ka ende energji për të vazhduar, duke e quajtur këtë periudhë si një “nxemje” dhe jo si një lojë.
Jam i lodhur, i rraskapitur, por sërish ka puls. U kry çdo sen
Ka thënë ai, duke shtuar më pas se gjithçka kishte qenë një përgatitje për atë që do të vinte më pas:
Sen s’ka qenë ajo, s’ka qenë lojë, nxemje ka qenë. Vazhdojmë
Me rikthimin e tij, Gjestin ka sjellë një atmosferë të re në shtëpinë e “BBVAL”, duke kontribuar me energjinë dhe pozitivitetin e tij, edhe pse dinamika e spektaklit është shpesh e paqartë dhe ndryshon vazhdimisht.
Ai ka arritur të ndikojë në situatat dhe humorin shtëpisë, duke krijuar një shpresë për zhvillime të reja dhe mundësi të papritura.