Gossip Showbiz

Sherr me Gjestin? Selin Bollati zbulon të vërtetën: “Unë dhe ai kurrë…”

“Top Arena”, emision i dedikuar për Botërorin 2026, çdo mbrëmje ka të ftuar të veçantë. Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ishte e ftuara e radhës. Brikena Selmani, i ka bërë një intervistë balerinës së njohur, të cilën e ka pyetur në lidhje me jetën private dhe atë profesionale.

Në një moment gjatë intervistës, Brikena e ka pyetur Selin edhe për raportin me Gjestin, pasi është përfolur shumë që kanë hequr njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Selin tregoi se në fakt ata kurrë nuk e kanë patur ‘follow’ njëri-tjetrin në Instagram, por që gëzojnë respekt maksimal.

Ne kemi parë shumë mirë që Gimbo dhe Gjesti janë shokë të ngushtë, por kemi parë dhe që ti dhe Gjesti nuk jeni ‘follow’ në Instagram. A ka ndonjë gjë? Ndonjë hatërmbetje?

Unë dhe Gjesti kurrë nuk kemi qenë ‘follow’ në Instagram dhe nuk mendoj që respektin mes dy palëve mund ta mbajë një ‘follow’ në Instagram apo jo. E rëndësishme është që kur ulemi nëpër tavolina…

Të ka rënë me u takuar me të?

Po patjetër, sa herë që unë kam qenë prezente në projektet e djemve, respekti ka qenë maksimal. Kështu që njerëzit asnjëherë nuk e dinë se çfarë ndodh mbrapa kuintave, ajo që shikojnë është që nuk kemi ‘follow’ në Instagram. Por një raport që e lidh respekti kurrsesi nuk mund ta mbajë një ‘follow’. Nuk kemi qenë kurrë dhe nuk ka ndodhur asgjë që t’ia kemi hequr ‘follow’ njëri-tjetrit.