Shaun Evans po hetohet për shkak të episodit kontrovers gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Kuraçaos. Ndryshon protokolli video.
Arbitri australian Shaun Evans ka përfunduar në qendër të një hetimi nga FIFA, pasi gjatë transmetimit direkt tv në ndeshjen Gjermani-Kuraçao, bëri një gjest që lidhet me simbolikën e supremacisë së bardhë.
Evans është kapur nga kamera teksa bashkonte gishtin e madh me atë tregues, duke formuar një rreth. Një simbolikë që tradicionalisht tregon aprovimin, por që është përdorur nga grupet ekstremiste për të përfaqësuar “Fuqinë e bardhë”.
Pas episodit që u komentua ashpër në rrjetet sociale, FIFA ka modifikuar menjëherë protokollin e regjisë për sallën e VAR-it. Në ndeshjet e tjera, arbitrat e VAR-it nuk janë inkuadruar në pozicion ballor, por vetëm teksa analizojnë monitorin e lojës.
Lidhja e gjestit me ideologjinë e urrejtjes e ka shtyrë FIFA-n që të hapë një hetim zyrtar, ndërsa Evans ka mundësinë të qartësojë pozicionin e tij.