Spektakli i fundit i Big Brother VIP Albania solli një tjetër moment që ka ndezur debat rreth raportit të shumëpërfolur mes Miri dhe Selin Bollati, duke shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.
Gjatë Prime-t, moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt Mirin nëse kishte ndjenja për Selinën. Banori e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje romantike.
Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur produksioni transmetoi një klip nga Dhoma e Dëshirave.
Në pamjet e shfaqura, Miri u duk i emocionuar dhe me lot në sy teksa thoshte:
Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.
Kjo deklaratë u komentua menjëherë dhe shtoi edhe më shumë dyshimet mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre.
Momentet e transmetuara në Prime u bënë shpejt virale, duke ndezur diskutime të shumta edhe mes banorëve të tjerë.
Pas gjithë kësaj vëmendjeje, reagimi i bashkëshortes së Miri nuk vonoi. Ajo vendosi të flasë përmes një postimi në Instagram, ku rishpërndau një shkrim të mikut dhe kolegut të tij nga grupi West Side Family, Landi Hysi.
Në postimin e publikuar hidhen poshtë aludimet për një romancë mes Mirit dhe Selinës, duke e cilësuar gjithë situatën si një histori të ekzagjeruar që po përsëritet vazhdimisht në publik.
Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më të skandaloze nëse përsëriten shpesh. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI
– thuhej në mesazhin e rishpërndarë.