Aktualitet Politikë

Deklaratat në mbrojtje të SPAK-ut, Sali Berisha sulmon deputetin gjerman, Gunter Krichbaum/Berisha: Je gënjeshtar!

Sali Berisha sulmon deputetin gjerman, Gunter Krichbaum për deklaratat në mbrojtje të SPAK-ut kur u pyet nga gazetarët lidhur me hetimin e ish-kryeministrit.

Deputeti Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum, në një mashtrim publik para shqiptarëve ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e Parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj. Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu të paguar apo të papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë.

Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti e asgjë prej gjëje dhe ku udhëtari mund të vijë e të lëshojë çdo shpifje e çdo trillim. Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por, Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por, unë e garantoj Gunther Krichbaumin se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral.

E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie.

E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë. Ligji bazë i Gjermanisë ka një nen, neni 46, i cili shkruan se as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit.

I them Gunther Krichbaumin, merre po deshe, meqenëse në aparencë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provoje iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012!

Kjo prokurori ka nisur hetimin për Sali Berishën dhe ka mbajtur hetim për tre vite, pa kërkuar asnjë leje nga parlamenti sepse Kushtetuta e hoqi detyrimin e prokurorisë për të nisur hetimin pas autorizimit të parlamentit.

Por, çfarë thotë Kushtetuta gjermane vetëm për hetimin? Jo për lëvizjen!

Zoti Krichbaum, që vjen dhe flet për ligjet naziste, duke aluduar, je një gënjeshtar, je një gënjeshtar! Nuk janë naziste ato, janë ligji bazë demokratik i Gjermanisë, mbi të cilin vendi yt, është sot një model në respektimin e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Fillimin e hetimit nuk mund ta bëjë prokuroria, pa marrë lejen e kryetarit të parlamentit.

Po ky ligj bazë, në nenin 46 thotë se kryetari i parlamentit jep lejen, por hetimi fillon pas 48 orësh. Ndërkohë, kryetari i parlamentit informon kryetarin e komisionit për autorizimin që ka dhënë. Dhe ky i fundit informon deputetin.

Këta vijnë këtu dhe i shohin shqiptarët si qenie jashtëtokësore dhe besojnë së mund t’i mashtrojnë me çdo gjë.

Zoti Krichbaum, më vjen keq, por të njoftoj se që sot kam filluar konsultimet me ekspertë ligjorë dhe ju garantoj se do të bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor kundër teje. Jo kundër Bundestagut, Bundestagu është një institucion që e dua shumë dhe e respektoj shumë.

Ju kam njohur edhe juve, por lidhjet e tua me Lul Bashën nuk duhet t’i përdorësh për të mashtruar, për të dezinformuar një popull të tërë!