Disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak se një kompani private ka dëmtuar fiderin që lidhet me Nënstacionin Kashar, ku për pasojë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për zonat e Yzberishtit dhe Misto Mame. Operatori i shpërndarjes së Energjisë Elektrike ngre alarmin se ky është i disati rast që subjekte private dëmtojnë rrjetin pasi nuk respektojnë kushtet teknike.