Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal u dëmtua në ndeshjen kundër Las Palmas, e vlefshme për kampionatin spanjoll.
Ai nuk u stërvit në seancën e fundit stërvitore të blaugranave para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletiko Madrid, që do të luhet nesër në mbrëmje në orën 21:30 në Montjuiç.
Sipas “Mundo Deportivo”, spanjolli ka punuar në palestër dhe ende nuk dihet nëse do të luajë apo jo, duke qenë se klubi nuk ka konfirmuar ende asgjë. Nga ana tjetër Ronald Araujo është stërvitur rregullisht dhe mund të luajë.
Talenti i Akademisë “La Masia” numëron 83 ndeshje për Barcelonën dhe 17 për kombëtaren e Spanjës.
Numrin jubilar 100 e mbushi të hënën e kaluar në La Liga, kur katalanasit mundën 1-0 Rajo Vajekanon dhe dolën në vendin e parë.
Këtë sezon ka plot 11 gola e 5 asistë në vetëm 21 ndeshje, një nivel që Mesi apo Ronaldo vetëm mund ta ëndërronin në moshën e tij.
As Mbape apo Haland nuk kanë qenë të tillë.
Me klubin “blaugrana” ka fituar që tani titullin në La Liga dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa ambiciet janë tepër të mëdha.
Me kombëtaren e Spajnës, Lamin Jamal u kurorëzua verën e kaluar duke u shpallur kampion I Europës në Gjermani, e duke qenë protagonist absolut.
Jo më kot ai u shpall lojtari i ri më i mirë i Kampionatit Europian, duke marrë trofeun e “Djaloshit të Artë”.