Showbiz

Dëmton gjurin, Madonna shtyn koncertin në kuadër të turneut të saj “Madame X”

Fansat e mbretëreshës së pop-it, Madonna nuk mbetën të kënaqur pasi u njoftuan se koncerti i saj në New York, në kuadër të turneut “Madame X” është shtyrë.

Këngëtarja momentalisht gjendet në regjim shtrati të detyruar nga mjeku i saj pas një dëmtimi të rëndë në gju. Ajo u shpreh se anulimi i koncertit i shkaktoi më shumë dhimbje se dëmtimi por premtoi se do të rikthehet shumë shpejt në skenë me më energji se kurrë.

Fanatikët e muzikës së saj nuk do të presin edhe shumë pasi ajo do të qëndrojë në regjim shtrati për vetëm disa ditë.