Politikë

Deputeti Gjerman Krichbaum: Negociatat me Shqipërinë?! Është ende herët

Kryetari i Komisionit të Parlamentit Gjerman për Çështjet Europiane, Gunther Krichbaum, kritik për çeljen e negociatave në Qershor, flet sërish lidhur me çështjen. Në “Facebook”, deputeti thotë se “Eshtë shumë herët, fillimi i negociatave për Shqipërinë, para verës. Ai thekson se “Në këtë moment është qartësisht kundër nisjes së bisedimeve të pranimit me Shqipërinë”. “Vendi na ka prezantuar reforma të shumta, por duhet të zbatohen plotësisht. Kjo vlen në veçanti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të Qeverisë. Komisioni Europian, që pretendon për fillimin e negociatave për anëtarësim është “nganjëherë shumë i besueshëm”, – u shpreh politikani i CDU-së, partisë së Kancelares Angela Merkel.