Me titullin: “Rezistenca franceze kundër fillimit të bisedimeve me Unionin”, gazeta austriake “Der Standard” i kushton një artikull çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ndërsa Austria përgatitet të marrë Presidencën e Unionit më 1 Korrik, e përditëshmja prestigjoze shkruan se “Pavarësisht vlerësimeve për Reformën në Drejtësi, në Paris ende ka rezistencë”. Sa i përket qëndrimit gjerman, gazeta austriake thekson se “Fjala e fundit i takon Merkelit, e cila mbështet hapjen e negociatave”. Ndërkaq, referuar Reformës në Drejtësi, “Der Standard” thotë se “Për herë të parë shqiptarët shpresojnë se korrupsioni mund të luftohet seriozisht”, duke vijuar se “Opozita po përpiqet ta minojë këtë reformë”.