Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.
Jori gjithashtu njihet dhe për miqësinë e ngushtë që ka me ish- banoren e ‘BBV 1’, modelen e njohur Beniada Nishani. Postimet me njëra- tjetrën në rrjete sociale nuk mungojnë ku dhe na tregojnë raportin e mirë që kanë. Ashtu si ka ndodhur dhe pak orë më parë, ku Beniada ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqen të dyja brenda në pishinë. Ndërkohë shprehet se gjithë djemtë janë duke ngacmuar Jorin, por ajo ka vendosur që deri në shtator-tetor nuk do të njohë asnjë djalë.

Ditën e djeshme teksa Jori ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku zbulon për të gjithë se Beniada është beqare, një lajm që në fakt prej kohësh qarkullonte në portale.