Në gjyqin për trafikim seksual ndaj Sean “Diddy” Combs, dëshmitari Israel Flores, drejtori i ndihmës së sigurisë në një hotel luksoz në Los Angeles, tregoi se në vitin 2016 gjeti Cassie Ventura në gjendje të rëndë dhe Diddy-n me peshqir pas një përplasjeje mes tyre në dhomën e hotelit.
Flores tha se Diddy i ofroi një grusht me para për të mos treguar askujt për ngjarjen. Ai e refuzoi ryshfetin dhe raportoi dëmet.
Sipas tij, pamjet e sigurisë tregonin se Diddy e tërhoqi Cassie-n me forcë në dhomë, por më pas ato video u zhdukën nga sistemi i hotelit.
Edhe pse incidenti nuk u raportua në polici, dëshmia e Flores është një ndër provat kyçe në këtë proces gjyqësor që po tërheq vëmendjen publike.