Dështon miqësorja e parashikuar të luhet mes Kosovës dhe Iranit më 3 qershor. Përfaqësuesja e Kosovës kishte arritur një akord për miqësoren por mes dy federatave, nuk u arrit marrëveshja për stadiumin. Skuadra e trajnerit Bernard Shaland, e cila mori një fitore të merituar ndaj Shqipërisë në përballjen e Zyrihut, pritej të impenjohej në një tjetër test të rëndësishëm për Ligën e Kombeve.